
Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother Vip ka qenë shumë aktiv nëpër intervista të ndryshme.
Së fundmi ai ka pohuar në “A Shoë” se është duke menduar të bëhet pjesë e Big Brother-it italian.
Balerini zbuloi se është duke folur për tu bërë pjesë e tij por, ende nuk e ka vendosur nëse do marrë apo jo pjesë.
“Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme”, u shpreh Iliri.
Kujtojmë që më herët Shaqiri ka treguar se një nga dëshirat e tij është të hapë një shkollë baleti në Shqipëri.