![CF7040DB-BE1A-420A-81D3-9305ADEC7534](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/02/CF7040DB-BE1A-420A-81D3-9305ADEC7534.jpeg)
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit të Big Brother VIP. Kolltuku në të cilin ishte ulur banori i ri, Bledi Mane dhe Tea është thyer.
Gjithçka ndodhi teksa banorët dhe Arbana po flisnin për një klip të transmetuar pak sekonda më parë. Kur papritmas u dëgjua zhurma e kolltukut dhe Olta e cila u tremb meqënëse ishte më pranë Teas dhe Bledit.
Tea dhe Bledi u çuan menjëherë nga kolltuku, gjithashtu dhe Olta që ishte pranë tyre e më pas situata kaloi me të qeshura.