Të bërtitura dhe tensione në konferencën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj, ku një mbështetëse e Sali Berishës ka hyrë në seli duke bërtitur dhe treguar teserën e vjetër të PD-së. Ajo ka shtyrë mediat, në përpjekje për të ndërprerë konferencën dhe janë dashur disa sekonda derisa pamja të normalizohej.

Gruaja është nxjerrë jashtë nga sigurimi, por ka vazhduar të bërtasë në korridorin e PD.