Intriga, dyshime për korrupsion dhe shuuuumë para Të përhershmit Nikolin Jaka , Shpresa Joanidhi dhe Xhemal Qefalia fërkojnë duart për “supën” e QSUT-së

Në mars të këtij viti Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara shpalli tenderin për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Qendrën Spitale Universitare, Nënë Tereza. Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, shërbimi do të ofrohej për 4 vjet dhe fondi limit i tenderit ishte përcaktuar 696 milionë lekë ose rreth 6.6 milionë euro. Por procedura dështoi, pasi sipas ASHPP në garë nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Një ditë më parë, tenderi u rihap sërish për të njëjtin afat, pra 4 vjet. Por fondi limit i tij thuajse është dyfishuar. Sipas shpalles së re, Agjencia e Prokurimeve të Përqëndruara e ka rritur fondin limit në 1.12 miliardë lekë ose 10.7 milionë euro.

Intriga, dyshime për korrupsion dhe shuuuumë para! Të përhershmit Nikolin Jaka , Shpresa Joanidhi dhe Xhemal Qefalia fërkojnë duart për "supën" e QSUT-së
Intriga, dyshime për korrupsion dhe shuuuumë para! Të përhershmit Nikolin Jaka , Shpresa Joanidhi dhe Xhemal Qefalia fërkojnë duart për “supën” e QSUT-së

Dokumentat e tenderin të ri sugjerojnë se QSUT ka rritur sasinë e racioneve të kërkuara për të gjitha llojet e dietave, në disa raste deri në trefish. Por dyfishimi i fondit dhe rritja e sasive të kërkuara brenda një kohe kaq të shkurtër ngre jo pak pikëpyetje mbi këtë tender.

Çfarë ndryshoi në më pak se 6 muaj që QSUT rriti me gati dy herë fondin limit të tenderit?

Përse u rrit sasia e kërkuar e ushqimeve?

A parashikon QSUT se spitali publik do të ketë më shumë të sëmurë në katër vitet e ardhshme?

Lufta e supës

Tregu i furnizimit të institucioneve publike me ushqime dominohet nga një grusht kompanish të lidhura drejtëpërdrejtë me njerëz të pushtetshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se shteti shqiptar shpenzon mesatarisht 20 milionë euro në vit për furnizimin e spitaleve, burgjeve dhe forcave të armatosura.

Nga monitorimi shumëvjeçar i kontratave rezulton se pothuajse çdo vit janë të njëjtat kompani të cilat fitojnë këto prokurime në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.

Intriga, dyshime për korrupsion dhe shuuuumë para! Të përhershmit Nikolin Jaka , Shpresa Joanidhi dhe Xhemal Qefalia fërkojnë duart për "supën" e QSUT-së
Intriga, dyshime për korrupsion dhe shuuuumë para! Të përhershmit Nikolin Jaka , Shpresa Joanidhi dhe Xhemal Qefalia fërkojnë duart për “supën” e QSUT-së

Torta e tregut të kateringut dhe blerjes së ushqimeve prej 14.4 milion dollarësh në vitin 2019 u nda mes firmave “Sori -Al”, “Dion-Al”, “KPL”, “Nika” shpk dhe “Dajti Park 2007” (ish-“Vllaznia”).

Sori-Al dhe KPL rrjedhin nga e njëjta origjinë. Më parë ato kanë qenë të dyja nën pronësinë e kryetarit jetëgjatë të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ndërsa tani zotërohen respektivisht, e para nga ish bashkëshortja e tij Alma Tafani, ndërsa kompania e dytë nga Ramazan Troka. Megjithatë publikisht të dy kompanitë mohojnë lidhjen e pronarëve dhe thonë se kompanitë kanë ortakë të ndryshëm, sipas Kapitali.al.

Dajti Park, që më parë ka mbajtur emrin Vllaznia zotërohet nga familjarët e deputetit socialist Xhemal Qefalia. Këto tre kompani ndajnë çdo vit buxhetin e majmë të ushqimeve për spitalet, burgjet dhe institucionet e tjera publike.

Dokumentet zyrtare tregojnë se pjesën më të madhe të fondeve, afro gjysmën e vlerës, e kapi në vitin 2019 kompania “KPL” për kontratën e fituar për shërbimin e furnizimit me ushqime të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. “KPL” në të shkuarën rezulton në pronësi të Alma Tafanit, administratore dhe pronare e një tjetër kompanie të rëndësishme në këtë treg, Sori-Al. Përmes disa kontratave qiraje por edhe adresës së selisë qendrorë që “KPL” ka përdorur disa kohë, duket se lidhjet me firmën Sori-Al kanë vijuar edhe pas shitjes së aksioneve.

Në vitin 2020, “KPL” zë 5.5% të këtij tregu me dy kontrata të fituara me vlerë 1.2 milion dollarë. Sori-Al nga ana tjetër ka fituar 7.5 milion dollarë kontrata në vitet 2019 dhe 2020, e ndjekur nga “Shpresa” shpk (sot Dion Al) me 6.3 milion dollarë dhe “Dajti Park 2007” me 2.8 milion dollarë kontrata.

E njëjta panoramë është ruajtur edhe përgjatë viteve 2021 dhe 2022. Përqëndrimi kaq i madh i tregut ka rritur dyshimet për koluzion dhe marrëveshje mes kompanive, pasi në të kaluarën ka patur shumë raste me oferta zero apo sjellje të dyshimta garuese.

Me sa duket edhe tenderi 10.7 milionë euro i ushqimeve të QSUT për katër vitet e ardhshme do të luftohet mes kompanive nën influencën e Nikolin Jakës dhe asaj të lidhur me deputetin socialist Xhemal Qefalia. Dyfishimi i fondit nga QSUT, vetëm sa rrit tortën.