Irisi dhe Petro udhëtuan së bashku drejt ujëvarës së Shëngjergjit për të zhvilluar takimin e tyre. Mes të dyve nuk munguan lojërat dhe shakatë. Petro e mbajti në krahë, ndërsa Irisi guxoi më tej i hequr bluzën Petro.
“Duke qenë se Orsiola donte të ta hiqte bluzën në studio dhe nuk ia doli, a mund ta bëj unë tani”, i tha ajo konkurrentit, ç’ka menjëherë solli kritika nga Orsiola. “Gjatë gjithë takimi keni folur për mua, Irisi bëri çfarë kam bërë unë, megjithatë nuk shqetësohem”, u shpreh konkurrentja.

Në studio ndërhyri edhe Arian Konomi, i cili i tha Irisit: “Nuk e prisja se Irisi duket kështu natyrë e ndrojtur dhe e çiltër…”

“Unë jam e çiltër deri në momentin që nuk preken interesat e mia”, i tha Irisi.

“Petro hyn te interesat e tua”, ia ktheu Ariani. “Po prandaj po them”, u përgjigj Irisi.