Eltion Merja, ishte një ndër banorët e “Big Brother VIP”, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi hodhi disa akuza të rënda ndaj Ilir Shaqirit. Ai akuzoi Ilirin se nuk e ka mbështetur kur merrte pjesë në audicionet për muzikalin “Romeo dhe Zhuljeta” në Romë.
Së fundmi Eltioni ishte i ftuar në ‘Pardon My French’ ku riktheu në vëmendje debatin mes tyre.
“Unë brenda thashë shumë gjëra. Ato që thashë unë dolën edhe jashtë ‘Big’-ut më pas, siç është shoqëria me Sabianin apo edhe me Tanin. Ai doli në origjinë me pak fjalë. Për sa i përket pjesës së audicionit mendoj u bë e qartë. E vërteta ka dalë sigurisht. Unë nuk kam folur më pas sepse nuk e kam përballë. Kur isha brenda i thashë. Unë nuk ngrihem nga hiç-i sidomos për të tilla gjëra. Ai ishte një program ku ti duhet të shprehje eksperienca personale. Ça kisha për të thënë e thashë. Unë jam gjithmonë kundër rrymës. Unë i kam kthyer çdokujt përgjigje. Koha ime aty ishte e limituar dhe unë do të dilja me shpatë në dorë jo vetëm kundrejt Ilirit por me këdo që mund të kisha ndonjë gjë. Po të kisha kohë do t’i kisha rënë në kokë”, u shpreh Eltioni.