Gazetarja Jonida Mukaj, mikja më e afërt e Ledjonës dhe familjes së saj, ka zbuluar variantin e saj sesi qëndron e vërteta e komentit të ish-bashkëshortit të banores së BBV.

Ajo tha se marrëdhënia midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh dhe se gjërat që personi ka shkruar janë të pavërteta.

Sipas mikes së ngushtë të banores së BBV, nuk është Ledjona ajo që ka ndaluar vajzën të takojë babain e saj, veprim që pretendohet nga ky i fundit.

“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.

Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha Jonida Mukaj.

Çfarë deklaroi Ledjona Xheladinaj

Pak ditë më parë, Ledjona u shpreh se më babanë e vajzës së saj ruan marrëdhënie të mira dhe komunikim të vazhdueshëm.

“Patjetër që e kam xhan babain e vajzës, kam kaluar momentet më të bukura. Është babai i fëmijës tim, asnjëherë nuk e kam menduar, kemi edhe komunikim për vajzë. Është me dikë tjetër, ka krijuar jetën e vet. Kjo është e rëndësishme për fëmijën. Sido që të jetë puna nuk mund t’i mohosh babain ose nënën”.

Reagimi i ish-bashkëshortit

Por, në një reagim në rrjetet sociale, ish-bashkëshorti pretendon të kundërtën. Ai e quan gazetaren investigative mashtruese dhe thotë se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.

“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”.