Ish-deputeti Nard Ndoka tha në një intervistë për Euronews Albania se 5 javë më parë ndërkombëtarët kanë zhvilluar një takim me Edi Ramën. Sipas tij, kërkesa e tyre në takimin që ka zgjatur 2 orë, ka qenë largimi i kryeministrit.

“Ja ka kërkuar që të largohet edhe faktori ndërkombëtar, që mos të jetë pengesë për hetimin. Këto personazhe që e kanë sot nën hetim me mekanizmat e tyre që operojnë kanë pasur një takim në zyrën e tij përpara 5 javëve, 2 orë takim dhe i kanë kërkuar që të dorëhiqet nga posti i kryeministrit,” – u shpreh Ndoka.