Blogerja Chiara Ferragni ka treguar përmes Tik Tok fillimet e historisë së dashurisë me partnerin e saj, Fedez. Blogerja ka kujtuar momentin e parë kur është takuar me Fedez mesazhet mes tyre dhe shumë detaje të tjera nga lidhja e tyre.

Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na njihnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”.

Chiara ka treguar dhe si e ka pritur kur të tjerët i kanë thënë se Fedez e ka përmendur në një këngë. Ajo është shprehur se ishte e tmerruar mos ai e kishte tallur ndërsa ka theksuar se kur ka dëgjuar këngën i është dukur shumë e lezetshme.

Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: “O Zot, kush e di se çfarë ka thënë”. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme”.

Blogerja është shprehur se kanë nisur të kumunikojn në rrjete sociale dhe takimin e tyre të parë e kanë realizuar në një hotel pasi nuk donin të fotografoheshin nga paparacët.

“Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të. Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi “Ferragni, më ke borxh një darkë”. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë po. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit. Ferry dhe unë po prisnim të bënim hapin e madh. Fakti është se ne nuk mund ta bënim sepse unë shkova në një mision me UNICEF dhe më zbuluan këtë sëmundje. Kështu që gjatë gjithë javës ne thjesht folëm nuk u takuam”.-shprehet blogerja.