Duke dashur të mbrojë në mënyrë të prerë Edi Ramën, ish-zv/ministri i Edi Ramës, Dritan Hila, nuk ka lënë gjë pa thënë vetëm e vetëm që të mos nxjerrë përgjegjëse qeverinë.

Me anë të një videon në Facebook, Dritan Hila vetëm pak orë pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku një Komisar Policie i mori jetën një vajze 7-vjeçare, sepse donte të bënte një udhëtim për qejf, thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë.

‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë’, thotë ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.