Dj Pm dhe Dj Dagz janë komentuar shumë kohëve të fundit.
Ata janë komentuar për një mundësi të ndarjes.
Pm ishte i ftuar së fundi në emisionin “BarberShok”, ka rrëfyer shumë gjëra duke përfshirë edhe eksperiencën në “BBV” deri tek martesa.
Pajtimi tha se nuk e dinin që produksioni mund t’i ndante pas daljes por vetëm kur ishin pjesë e shtëpisë së famshme.
Madje kur përmend se publiku votoi për daljen e tyre, ai bën me dorë shenjën e thonjëzave duke nënkuptuar se nuk ka qenë publiku i vërtetë që vendosi për daljen e tyre.
“Hymë si pako por aty ishin disa procedura që ne nuk i pamë. Se në kontratë na kanë specifikuar se gjatë rrugëtimin mund të ju ndajmë, por nuk e dinim që kur të na nxjerrnin jashtë mund të na ndanin. Na pyeti Arbana disa herë nëse donim të ndaheshim dhe thamë jo. Por kur dolën publiku që kishte vendosur të na hiqte, njëri duhet të kthehej dhe u kthye Dagz. Publiku vendosi dhe u kthye.”, u shpreh ai.
Ky detaj nuk i shpëtoi as moderatorit i cili insistoi: Domethënë publiku ka vendosur?
Pajtimi në anën tjetër shtoi: Publiku ka vendosur në bazë të informatave që të jepnin ata se publiku për atë voton. Kështu që publiku ka vendosur.
Ndërkohë, i pyetur nëse është ende me Sarah-n ai tha “Normal që jam.”, mirëpo duket se planet për dasmë janë më të largëta.
Batutës së moderatorit për ta ftuar në dasmë, DJ i njohur iu përgjigjë: Nëse martohem ndonjëherë normal që do të ftoj. Ajo është diçka që dihet.