Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Astrit Osmanaj i ftuar në ‘D-Night’ ka folur për eksperiencën e tij në programin e dashurisë në ‘Top Channel.
Teksa tregoi vajzën më të pëlqyer për të cilën edhe u deklarua, pra për Rrushen, Astriti dha edhe komentin e tij në lidhje me Arjanin, Olsën dhe Borën. Mesa duket me njërin prej tyre diku hatri i ka ngelur edhe pse nuk e shprehu shumë mirë të gjithë situatën.
Dajana: Çfarë mendimi ke për Arjan Konomin, Bora Zemanin dhe Olsa Muhametin?
Astrit: Arjan Konomin kur e kam parë në fillimet e tij në Big Brother thoja se a do vinte ndonjëherë dita që t’a takoj sepse kisha shumë respekt të madh dhe e shikoja çdo ditë se po përfitoja diçka të bukur nga ai. Kur e takova vërtetë mu bë qejfi sepse është një njeri me vlera shumë të mëdha.
Ai disa herë më sulmoi mua, por unë thjesht i thoja se çdo gjë do e mësosh me kohën dhe nuk do të dalin fjalët e tua. Pastaj ai atë punë ka është opinionist dhe do të thotë diçka.
Bora është një moderatore shumë e mirë shqiptare dhe kam shumë respekt të madh për të, por dua të them se këtë kohën e fundit ka qenë më mirë Bora. Para se të ishte Big Brother unë nuk kam qenë pjesë e Për’Puthen, por kam dëgjuar nga të tjerët se ka qenë në shumë stres dhe nuk i ka pasur ato emocionet e Për’Puthen si në fillim kur ka pasur një lidhje me Donaldin. Por, tani po shikoj se iu kanë rikthyer të njëjtat ndjenja.
Për Olsën kam shumë respekt sepse ajo na dha një mundësi që të dilnim në televizion, që të jemi persona publik, dhe dua ta falenderoj sepse nuk kam marrë asnjë gjë të keqe nga Olsa vetëm kam marrë të mira dhe përfitime nga ajo.