Aktori Astrit Çerma ka sulmuar ditën e sotme emisionin e dashurisë “Përputhen” dhe opinionistin Arjan Konomi.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Çerma Konomin e cilëson mes ironisë “njohës” të gjerë, të thellë dhe të lartë të dashurisë.

Sipas tij, në emisionin “Përputhen” dashuria po tregtohet, duke bërë një lloj k*rvërie moderne.

“Vazhdon ashtu si tek emisioni i kaluar, “PËR-PUTHEN”, edhe tek ky që sapo ka filluar, që, një, që… seç është një “njohës” i gjerë, i thellë dhe i lartë i dashurisë që këshillon, udhëzon, orjenton, konstrukton, se si të dashurojnë ata dhe ato që kanë ardhur në atë emision që të dashurohen..
Dashuria është një lule e egër.
Mbinë dhe rritet edhe atje ku nuk mund të lulëzojë asgjë…
Sepse lindja e dashurisë është spontane dhe e lirë…
Në se ajo kultivohet “të përputhet”, ajo është e prirur të shkatërrohet.
Në mos të shkatërrohet, të transformohet në mall për tregëti, siç po tregëtohet…
Ti thuash asaj apo atij, me këto lloi e soj “për-përputhjesh” se është detyra e juaja të dashuroni kështu dhe ashtu, është mënyrë më e sigurt që, në vend të dashurisë, tu kultivosh të rinjve e të rejave, as më shumë e as më pak, por tamam… një lloi e soj kurvërie moderne…”, shkruan aktori.