
Vetëm disa ditë më parë aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, zbuloi që ishte në pritje të ëmbël të jo një, por dy bebushave.
Përmes një fotoje familjare, Delinda shfaqej me barkun e rrumbullakosur krah bashkëshortit të saj dhe djalit të tyre 5-vjeçar.
Mirëpo, fatkeqësisht jo gjithçka ka shkuar ashtu si pritej, pasi vetëm pak më parë aktorja përmes një “instastory” ndau me ndjekësit lajmin e trishtë. Delinda ka zbuluar se të dy bebushat e saj që aq shumë i donte i ka humbur.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjul që ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan ajo.