![-640-0-ty4r5y5tyhhhh-1690138436](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/07/640-0-ty4r5y5tyhhhh-1690138436.png)
Edhe ishulli i Korfuzit në Greqi është përfshirë nga zjarret masive mbrëmjen e sotme.
Flakët kanë përfshirë kurorën e malit në ishullin turistik duke u përhapur me shpejtësi.
Pamjet dramatike dallohen prej qytetit të Sarandës si dhe nga Ksamili.
Aktualisht Greqia është duke u përballur me dhjetra vatra të mëdha zjarresh, ku më shkatërrimtare është ajo në ishullin e Rodosit, tashmë të braktisur nga turistët.