Kapiteni i Kombëtares tonë të futbollit, Berat Gjimshiti tregoi emocionet e tij pas fitores me një rezultat të thellë 3-0 ndaj Çekisë. Në krah të tij ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i cili u shpreh se Shqipëria i ka një borxh Gjimshitit duke iu referuar faktit që ai nuk arriti të shkonte dot në Euro 2016. Gjimshiti u shpreh se përkundrazi ai i ka borxh Shqipërisë.

Ndeshjen e mbrëmjes së sotme Gjimshiti e quajti jo edhe aq të thjeshtë, ku u shpreh se tashmë jemi në rrugën e duhur.

Armando Duka: Sot pata fat që të dal me kapitenin që të gjitha ndeshjet i ka bërë fantastike, por që sot superfantastike. Kam një gjë që do ta them publikisht ky është i vetmi futbollist në Shqipëri që i kemi borxhe.

Kapiteni Gjimshiti shprehet se fitorja nuk ishte edhe aq e lehtë pasi pjesa e parë nuk ishte edhe aq mirë.

Berat Gjimshiti: Vendimet më të vështira i mbesin presidentit ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Jemi në rrugën e duhur. Nuk ishte aq e thjeshtë sepse besoj se pas golit u tërhoqëm shumë. Me kartonin e kuq të tyre ishim shumë në rrezik. Besoj pjesën e parë nuk ishte aq mirë. Unë besoj se gjithmonë duhet të themi gjëra të mira sepse ato të përmirësojnë të rrisësh nivelin.

Erion Todhe: A e kemi një këmbë në Gjermani?

Armando Duka: Kam kaq shumë besim në këtë skuadër. Vërte Çekia është skuadër e fortë, por ne kemi kualitet dhe këtë e tregoj fusha.

Erion Todhe: Kam përshtypjen se kësaj radhe na është shtuar edhe mentaliteti.

Berat Gjimshiti: Njihemi që në moshën 14 vjeç. Kemi luajtur bashkë që me U21. Sigurisht më ka munguar pasi jemi shokë njihemi ka shumë vite dhe sot ishte shumë bukur të bënim një fitore të madhe.

Andi Lila: Meqë je bashkë më presidentin unë isha një aktor i seleksionimit që u bë atëherë. Pa diskutim ka qenë si një prind për ne dhe pa diskutim ai momenti që nuk erdhe në Europian ishte një zemër e thyer për ne. Dua dhe shpresoj shumë që të shkosh në Europian.

Berat Gjimshiti: Borxh nuk më ka askush sepse unë sigurisht jam mërzitur në atë kohë në 2016, por e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë. Borxh i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua.