Sipas metereologes Laja Pore, vala e të nxehtit që vjen nga veriu i Afrikës do prekë Shqipërinë, ku do sjellë temperatura deri në 40 gradë.
Ajo tregon se deri më 25 gusht, moti do jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura shumë të larta.
“Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që maksimumet gjatë kësaj vale të jenë deri në 40 grad, ku temperatura të larta do të jenë kryesisht në qarkun e Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit.
Bregdeti mbetet me diell, temperatura 36-37 gradë përgjatë fundjavës, po ashtu edhe në fillimin e javës tjetër.
Deri në datën 25, moti do jëtë i qëndrueshëm dhe me temperatura shumë të larta”, shprehet sinoptikania.