Një 12-vjeçar me inicialet A. A., banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në grykëderdhjen e lumit Rrapun.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 pranë fshatit Tokëz.

Trupi i pajetë i të miturit është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit të ndihmuara edhe shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.