Takimet e para mund të jenë të sikletshme, tronditëse, emocionuese, katastrofë, të mrekullueshme – çdo gjë. Të gjithë e dimë se tema si feja apo politika është më mirë që të shmangen nëse doni që takimi i parë të shkojë sa më mirë.
Por ju duhet të siguroheni që po bëni një bisedë të mirë me personin përballë.
Këtu është një listë me disa pyetje që duhen bërë në takimin e parë:
“Çfarë ju bën unik?”
Mund të jetë e qartë, por mënyra më e lehtë për t’u njohur me dikë është t’i bëni ata të flasin për veten e tyre. Pyetni për hobet e tyre, interesat e tyre… a i pëlqejnë aktivitetet si sporti, piktura, apo kërcimi?
“Cila është diçka që dëshironi të mësoni ose dëshironi të ishit më mirë?”
Ky është një variant i pyetjes shumë të gjerë, “Cilat janë shpresat dhe ëndrrat tuaja?”
“A do të preferonit…?”
Kjo është një pyetje e mirë për të ditur më shumë preferencat e personit që keni dalë në një takim.
“Çfarë është diçka që ju shqetëson ose e keni kompleks?”
Të diskutosh për gjëra që të shqetësojnë, ndonjëherë të bëjnë të ndihesh i afërt me personin përballë duke i dhënë kështu edhe këshilla.
“Kush është vendi juaj i preferuar?”
A kanë ata një destinacion të preferuar për pushime? A kanë ata një vend sekret ku mund të shkojnë për t’u çlodhur?
“Kush janë njerëzit e veçantë në jetën tuaj?”
Ju mund ta pyesni personin që keni dalë në takim lidhur me familjen e saj/ tij, nëse ka motër apo vëlla.
“Çfarë është diçka për të cilën ndihesh krenar/e?”
A janë krenarë për arritjet e tyre? Pyetini se çfarë vendimesh kanë marrë për të cilat janë vërtet të lumtur. Pyetini se kur ka qenë hera e fundit që janë vlerësuar.