Personat e këtyre shenjave thonë “po” për çdo gjë dhe kjo mund të merret ose si cilësi ose si dobësi.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje nuk dinë të thonë “jo” sepse mendojnë se kjo përgjigje mund të lëndojë të afërmit e tyre ose mund të prishë marrëdhënien me ta. Shpesh ata e vënë veten e tyre mënjanë për të kënaqur të afërmit, madje bëjnë edhe gjëra që në të vërtetë i urrejnë.

Peshqit.
Kjo është shenja e dashurisë dhe bujarisë, prandaj nuk ndodh që të mos bëjnë diçka që ju kërkohet. Peshqit thonë “po” për gjithçka, dinë të realizojnë aventura të këndshme dhe janë gati të harxhojnë edhe para për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë.

Peshorja. Fjala ”jo” është e pamundur për personat e kësaj shenje. Dikur e kanë thënë atë, por kanë mësuar nga gabimet dhe refuzojnë ta thonë herë tjetër. Peshoret preferojnë më shumë t’i lënë gjërat të rrjedhin dhe të japin sesa të privojnë diçka.

Gaforrja. Sidomos kur bëhen prindër, fëmijët e kësaj shenje janë vërtet me fat. Sa herë që duan diçka, ata e marrin lehtësisht. Pse veprojnë kështu? Sepse gaforret e adhurojnë familjen dhe nuk duan të kalojnë kriza. “Po-ja” sipas tyre shmang çdo problem.

Ujori. Personat e kësaj shenje nuk i duan konfliktet dhe preferojnë të thonë “po”, pavarësisht se mund të lëndohen për t’i shpëtuar një bisedave problematike. “Po-ja” për ta është e lehtë për t’u thënë sidomos kur bëhet fjalë për të afërmit. Ata nuk thonë asnjëherë “jo” edhe pse kërkesat ndonjëherë janë në kundërshti me parimet.