Një burrë u kap teksa i bënte foto fshehurazi poshtë fustanit një udhëtareje në autobus në Stamboll duke shkaktaur reagimin e ashpër të të pranishmëve të ishin aty. Teksa bënte fotot, ai u pa nga udhëtarët e tjerë, të cilët reaguan duke e kapur.
Ndërkohë që ndodhte kjo, ai betohej se nuk kishte bërë diçka të tillë duke thënë se ishte baba i dy fëmijëve dhe inxhinier duke theksuar se nuk merrej me gjëra të tilla. Por, udhëtarët nuk u binden me kaq. Ata i hapën telefonin dhe zbuluan te galeria e fotove pikërisht fotot e papërshtatshme të gruas që ai kishte fotografuar.
Kaq mjaftoi që ta dorëzonin në polici duke bërë që tashmë të akuzohet për ngacmim seksual.
Raste të ngjashme ka shumë edhe në autobusët urbanë në qytetet tona, por askush nuk reagon, ndërkohë që qytetarët futen si sardele ngjitur me njeri-tjetrin.