Klaudia Pepa ka treguar edhe një herë që është e vërtetë dhe e hapur me fansat e saj. Balerina e cila i ka bërë të gjithë krenarë në Itali, ka postuar një foto ku tregon se lëkura i është acaruar dhe për këtë mund të ketë ndikuar periudha e ngarkuar me punë, udhëtimet apo ushqimi jo i shëndetshëm.
Si pasojë, ajo ka marrë një vendim dhe nuk do të kërcejë e as të stërvitet për disa muaj.
“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, ka shkruar Klaudia.