Big Brother Vip i erdhi fundi.

18 shkurti ishte data më me fat për Ilir Shaqirin i cili u shpall fitues i formatit të parë BB Vip.

Ndonëse shumica prisnin që fitues mund të ishte Donaldi, por ja që fati nuk ishte në anën e tij.

Një moment që mund t’iu ketë ikur kur Donald Veshaj u paraqit të premten në studio, është reagimi i dy ish-banorëve, Ardit Çunit dhe Semi Jaupajt të cilët nuk qëndruan në këmbë për ta duartrokitur finalistin, por u ulën menjëherë.

Ndryshe pas daljes së Semit nga shtëpia, Donaldi krijoi afrimitet me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj me të cilën zyrtarizoi edhe lidhjen, duke lënë pas historinë e dashurisë me Borën, shoqen e ngushtë të Semit, ndaj edhe u ftohën raportet mes tyre.

Kurse, Arditi ka qenë gjithmonë në anën e Ilirit, madje e ka thumbuar shpeshherë Donaldin.