Sot në emisionin “Me xhaxhiun” ka qenë në një lidhje Skype Evi Kokalari për të folur rreth sulmeve të fundit që ajo ka drejtuar për PD.
Ajo thotë se është sulmuar nga njerëz të Belind Këlliçit dhe Berisha ka qëndruar në indiferencë duke e lënë vetëm.
Kokalari: Janë bërë si një grup gangsterësh, tani po marrin përsipër forumin rinor dhe kontrollin e PD. Gjatë muajit maj që kam qenë në Tiranë, vendosa që të mos i lija të kalonin problemet e zgjedhjeve, edhe me Bashën. Duke ditur që jam konservatore dhe një nga parimet, është mbrojtja e lirisë së individit, që vjen mbrojtja e votës, pronës. Kur i heq votën ti i heq lirinë. Unë luftën me Belindin e kam bërë vetëm. Ai ka futur individë që më kanë sulmuar në mënyrë vulgare, klani Berisha, Berisha, Shkelzeni dhe Cim Peka. Më la vetëm, kam marrë shumë sulme për kusur të Sali Berishës. Për 6 javë kam qenë në shenjestër të CNA. I jam lutur Sali Berishës, që Belindi të më sulmojë vetë. Berisha e di që bëhen manipulime. Berisha e dinte dhe ishte indiferentë.