Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë mes tyre, por asnjëherë nuk kanë folur për zërat që qarkulluan.
Së fundmi këngëtari Ron Zaiti ka zhvilluar një ‘ask me a qustion’ në Instagram, ku është pyetur edhe në lidhje me Semi Jaupajn.
Ndjekësi shkruan: “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”
Ndërsa Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë.”
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.”– shkruan Roni.
Teksa Semi dhe Roni protagonistët zgjodhën të heshtin, burime për “Prive” konfirmuan disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq. Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.
Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre që pas publikimit të këngës “All your lovin”. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”
Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.
Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojnë u dukën si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë.