Këngëtari, Ardian Bujupi dhe ish-konkurrentja e PërPuthen, Jasmina janë përfolur për një romancë mes tyre. Kjo prej xhirimeve të klipit të ri të Ardianit, ku Jasmina është protagoniste.
Në një intervistë, Jasmina nuk ka mohuar se ka pasur shkëndija me këngëtarin, ashtu siç nuk ka pohuar që të ketë një lidhje mes tyre.
“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”- është shprehur Jasmina në një intervistë për “ATV”.
Ndërkohë, këngëtari ka prefuar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe t’i japë një përgjigje konkrete gjithë aludimeve.
Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.
“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxheta mes dyshes kanë ndohur gjatë xhirimieve të klipit të tij.