Ka ditë prej kur ish konkurrentja e “Për’puthen 2”, Jasmina Kadriu dhe këngëtari kosovar, Ardian Bujupi përfliten për një lidhje.

Ishin pikërisht dyshja që bën lëmsh rrjetin me postimet e tyre.

E më pas sërish u raportua se këngëtari është “single” dhe se me Jasminën kishte vetëm raport bashkëpunimi për një projekt muzikor.

Para pak ditësh Jasmina foli për herë të parë rreth zërave se ajo dhe Ardian Bujupi janë në një lidhje.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk dha një përgjigje të qartë, duke i shtuar akoma më shumë aludimet.

Mirëpo, e ftuar së fundmi në Prive, Jasmina ka folur një herë e mirë.

Ajo ka thënë se mes saj dhe këngëtarit nuk ka asgjë, sepse duhet shumë punë për ta bërë atë për vete.

“Përsa i përket gjërave private, afeksionit ose atij plusit pas videoklipit është pjesa që sado të dukem e thjeshtë për ta dashur një mashkull, duhet jashtëzakonisht shumë punë që mua të më bësh për vete. Prandaj nuk kam kthyer përgjigje, prandaj nuk i kam mëshuar asaj pjesës që “Po kam diçka”, “Jo nuk kam diçka”, sepse ai mashkull që do më këtë mua në krah, duhet të bëjë jashtëzakonisht shumë dhe nuk mjafton “E njoha në një klip”, “dukemi shumë bukur bashkë”. Këto janë komentet “dukeni shumë bukur bashkë”, “keni kimi”. Nuk mjaftojnë këto gjëra për të qenë në një marrëdhënie me mua. Nuk mund të ketë përgjigje më të qartë se kjo”, është shprehur ish-konkurrentja.