Sabiani ishte një nga banorët e sezonit të parë të Big Brother Vip, i cili edhe spe u eliminua herët, pati gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen e gjerë të publikut.

Ai krijoi një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë banorët e shtëpisë, sidomos me dy prej tyre, këngëtaren Fifi, të cilën e njihte edhe më parë, edhe balerinin Ilir Shaqiri me të cilin krijoi një miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë, që vazhdon akoma e sot.Madje deklarata e Sabianit se Iliri është 100 mijë euroshi i tij bëri xhiron e rrjetit.

E po ashtu, ata patën deklaruar se nëse njëri prej tyre largohet nga shtëpia do largohet edhe tjetri. Iliri e “do” aq shumë Sabianin, saqë e do vetëm për vete.Së fundmi, Sabiani ka ndarë një nga videot me Fifin gjatë qëndrimit në Big Brother ku këndon këngën e tij të famshme “kë të marr e kë të lë”.

“Lëre atë. Gjithmonë bashkë”, i ka komentuar menjëherë Iliri, por e ka shoqëruar me një emoj duke qeshur.

Sigurisht që kjo është një shaka e Ilirit, për të treguar që e do dhe e vlerëson aq shumë Sabin, saqë nuk do ta ndante me njeri tjetër. Tashmë shqoëria e tyre është bërë dhe familjare dhe bëjnë vizita tek njëri-tjetri.

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka mbaruar BBV, duket se shoqëria e Sabianit dhe Ilirit është 100% reale, pa asnjë interes nga secili dhe do vazhdojë gjatë.