Pak kohë më parë i ftuar në “Më lër të flas” Sabiani u shpreh se Iliri kishte përfituar nga ai dhe kjo u mor si prishje e miqësisë së tyre.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë”, tha këngëtari.

Mirëpo, Sabiani ishte sot në “E diell” ku sqaroi dhe deklaratën e bujshme.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, tha ai.