Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha me poezinë e Luan Myftiut “Monologu i Pendesës”.

Sipas ministres, kjo poezi u shkrua prej tij më 2001, pasi vuajti dënimin në Burgun e Spaçit, dhe ishte për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

Elisa Spiropali: Luan Myftiu i lindur në Berat, në moshë të vogël komunistët i pushkatojnë babain. Nga tronditja psicike përfundon në një spital duke lënë fëmijët vetëm. Më pas e arrestojnë dhe e dënojnë 10 vite burg për agjitacion e propagandë.

E kryen dënimin në Spaç,dhe del me ardhjen e demokracisë e vendoset në Tiranë. Në vitin 2001 shkruan poezinë e tij emblematike, monologu i pendesës për zhgënjimin e tij më të madh, për dëshpërimin dhe për sojin më të keq, komunisti anti-komunist. Unë vetëm do e lexoj:
Të besuam të zgjodhëm, votuam për ty. Na rrahe, na shave, na ndave në dy.

S’mund të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogjë nën dhe na kall. Je pashpirt, xhelat e demon hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk del nga varri lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat