Motra e aktorit hollivudian Johnny Depp dëshmoi në gjyqin e tij për shpifje midis tij dhe ish-bashkëshortes ASmber Heard ku dhe përshkroi fëmijërinë e tyre të trazuar në duart e nënës së tyre abuzive.
Sipas Dailymail, Christi Dembrowski, 61 vjeç, u thirr nga ekipi i Depp për të dëshmuar të martën dhe i tha jurisë për edukimin e tyre në Lexington, Kentucky nga nëna ‘e fortë’ Betty Sue Palmer dhe babai ‘paqësor’ John Christopher Depp.
‘Babai ishte një burrë i sjellshëm, i durueshëm, i dashur, i butë. Nëna jonë ishte e kundërta, shumë e tensionuar, shumë nervoze, e shqetësuar, e zemëruar”, tha ajo, duke shtuar se prindërit e tyre ishin “dy personalitete krejtësisht të ndryshme”.