643056A2-9F5D-4935-A09A-4FD3CD60819C

Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike, Julian Deda, ka dhënë një mesazh të fortë pasi votoi ditën e sotme në Tiranë.

Ai u shpreh se “Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn.”

“Sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve.
Kam një thirrje për ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe ta shprehin vullnetin e tyre me votë.
Procesi është i shkëlqyer. Në fund të votojnë numrin shtatë,” tha Deda.