Në datë 5 tetor do të hapet aplikimi për Lotarinë Amerikane. Afati për të aplikuar do të jetë deri më datë 8 nëntor.

Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022 në orën 12:00 të mesditës” thuhet në njoftim.

Duhet të jeni mjaft të kujdesshëm në momentin e plotësimit të formularit të aplikimit si për foton, datat dhe dokumentet e tjera që kërkohen në mënyrë që të mos skualifikoheni.

Prej vitesh, lotaria shikohet si shpresa kryesore për t’u larguar drejt Amerikës.