![3D41A472-CACA-4B16-8A68-9B7E7B361C4C](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/09/3D41A472-CACA-4B16-8A68-9B7E7B361C4C.png)
Kryeministri Edi Rama deklaroi se policia e shtetit pak a shumë e ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt. Por ai, kërkoi edhe pak durim që gjithçka të jetë e bazuar në prova.
“Lidhur me zbardhjen e rastit. U përmend 9 ditë. Nëse përgjigja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të kishte dalë për 9 ditë.
Duhet pak më shumë durim dhe jam besimplotë se do ta kemi përgjigjen shpejt. Përgjigja e policisë së shtetit duhet të mbështetet në prova dhe nuk është një përgjigje që pak a shumë e kemi që sot.
Por duhet të jetë e provuar, nuk mund të thuhet zyrtarisht” tha Rama. Ervis Martianj është zhdukur prej 10 gushtit pa gjurmë.