Balina Bodinaku ka qenë gjithnjë në vëmendje. Pjesëmarrja në “Big Brother Vip” si opinioniste zyrtare e formatit, e riktheu Balina Bodinakun e spikati atë akoma më shumë. Ajo dhe partneri i saj, gazetari Andi Bushati, e mbajnë marrëdhënien e tyre shumë private pasi janë mjaft të rezervuar si në daljet e tyre publike ashtu edhe në rrjetet sociale apo intervistat.

Balina Bodinaku i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të Rudina Dembacajt, pasi ishte e ftuar në emisionin e saj, duke treguar pak për jetën përtej ekranit, si për shembull, me kë e ndan shtëpinë.

Biseda: Pyetje: Ke patur ndonjë moment që do doje të kishe vëlla?

Balina Bodinaku: Jo. Pyetje: Me kë jeton Balina?

Balina Bodinaku: Unë jetoj…vetëm.

Balina Bodinaku: E di pse thash vetëm?

Balina Bodinaku: Se po të them që jetoj me partnerin, do fillosh të më bësh pyetje.

Pyetje: Jo, thjesht kush është partneri, si e ka emrin e prindërve, nga vjen dhe ku e ka shtëpinë?

Balina Bodinaku: Po, edhe numrin e këmbës

Pyetje: Pra përveç partnerit shtëpinë e ndan me…

Balina Bodinaku: Lulet, enët, gotat (qesh).

Në një intervistë të bërë vitin e kaluar, prezantuesaj foli rreth marrëdhënies së saj me gazetarin dhe analistin e njohur.

“Kam frikë se do jem e padrejtë t’u vë fjalë mendimeve në këtë rast. Por fare shkurt mund të them se Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë një vit rresht, pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq”, tha ajo.

Leave a Reply