Zbardhet një tjetër dëshmi nga kunata e Taulant Malajt, për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti.
Raba Malaj tha në një bisedë telefonike se Taulani natën kur ndodhi krimi,kishte marrë në telefon të vëllanë, ku i kishte pohuar se kishte vrarë 3 persona.
“Taulanti natën që kreu krimin, na telefonoi. Ai mori vëllanë dhe pohoi se kishte vrarë 3 persona. Ai pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë. Ai erdhi me makinë dhe tha ejani të merrni djalin. Ne kur shkuam gjetëm djalin duke parë të motrën e vdekur”, tha ajo.
Kujtojmë se Taulant Malaj ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare, Xhesikën, fqinjin e tyre italian, dhe plagosi gruan, Tefta Malajn.