Vijon situata e rrëmujshme me linjat e transportit publik në Tiranë, teksa qytetarët presin autobusët për më shumë se 45 minuta në stacione.
Gazeta Jone ka siguruar pamjet e njërit prej stacioneve të autobusëve në kryeqytet ku shihet një numër i madh njerëzish duke pritur që tu ofrohet shërbimi i transportit.
Kujtojmë se 3 ditë më parë operatorët e transportit publik përgjysmuan numrin e urbanëve, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
“Kaos” dhe vonesa, janë tashmë fjalët kyçe të transportit publik në Tiranë, ndërsa autobusët tejmbushen me njerëz.