Karrige e grushte nëpër Tiranë e aksidente nën mbrojtjen e policisë, ush është James, djali “problematik” i Tom Doshit

James Doshi, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe Social-Demokrate, Tom Doshi është kthyer në subjekt të Policisë së Shtetit. 24-vjeçari nga Shkodra, ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë të politikanëve, ka qenë gjithmonë pjesë e mediave, veçse jo për lajme të mira. Së fundmi, ai po hetohet për një aksident të ndodhur në Lezhë, ku ka përplasur me makinë një çift bashkëshortësh dhe më pas është lejuar nga vetë Policia që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Por këtë ngjarje nuk e ka të parën që i del në media!

Disa vite më parë, bashkë me të vëllanë, Marcos ishin në kërkim nga Policia për shkak se kishin dhunuar një person. Por jo vetëm aq! Për ndërhyrjen në sherr, kishin dhunuar edhe efektivët e Policisë së Lezhës.

Në shtetin e Tom Doshit

SHERRI NË ISH-BLLOK

Më 26 prill të vitit 2022, në zonën e ish-Bllokut, James dhe Marcos Doshi, së bashku me shokun e tyre Eduart Laskajn dhunuan me sende të forta një 38-vjeçar.

Me të marrë njoftimin se çfarë kishte ndodhur, në vendngjarje shkruan edhe forcat e Policisë, por tre të rinjtë nuk i janë bindur efektivëve, duke i kundërshtuar dhe duke i goditur. I marrë në pyetje për atë që ndodhi, Laskaj tregoi se sherri me 38-vjeçarin kishte nisur në rrjete sociale dhe më pas agravoi në ish-Bllok.

SKANDALI/ Si djali i Tom Doshit , James Doshi ,  u la i lirë nga policia pasi shkaktoi aksident ndaj çiftit të biznesmenëve në Lezhë

Por po ashtu, ka pasur raportime se kanë dhunuar edhe personazhë të tjerë, të njohur për publikun. Një prej këtyre konflikteve ka ndodhur shumë pranë hotel Plazës.

Megjithatë “daljen” e tij të parë mediatike, James Doshi e bëri në moshën 15-vjeçare. Në vitin 2015, ai u procedua në gjendje të lirë, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip fuoristradë “Audi Q7” pa patentë. Edhe pse i mitur dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për të qarkulluar me makinë, James qarkullonte pa problem në rrugët e Tiranës.

Një tjetër “boom” të madh mori në mediat sociale edhe nga mbështetja që i bëri fituesit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit, të cilit i dërgonte dhurata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mes tyre, ishte dhe një varëse floriri me kryq. Miqësia e tyre u ruajt edhe pas daljes së Luizit nga “Big-u”. Dyshja u bënë aq të afërt, saqë këngëtarin e ftuan edhe në ceremoninë e martesës të vajzës së Tom Doshit.