Mbrëmja e 17 gushtit dhe mëngjesi i 18 gushtit, kanë regjistruar katër viktima në Shqipëri brenda një periudhe prej 16 orësh.
Bëhet fjalë për tre të vdekur nga dy atentate të organizuara dhe një viktimë nga një sherr banal i ndodhur.
Duket se siguria në vend nuk është aspak e garantuar teksa Saranda, Elbasani dhe Vlora janë tre qytetet që tronditën opinionin publik për shkak të vrasjeve të ndodhura brenda pak orëve.
Në Sarandë 41 vjeçari Klodian Bakiu u vra me thikë nga dy vëllezërit Xhanelio dhe Xhoi Tarja të cilët punonin si kamaerierë në një hotel. Ngjarja ndodhi për shkak të debatit mbi parkingun.
Në Elbasan, 33 vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me armë zjarri pas një konflikti që kishte patur me 20 vjeçarin Klajdi Shaholli në një lokal. Ndërsa mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, dy të rinj u ekzekutuan në një atetnat mafioz të mirëorganizuar.
Ende nuk ka patur një reagim zyrtar nga asnjë institucion për atentatin e ndodhur së fundmi. Por katër vrasje në pak orë kanë ngjallur shqetësim tek qytetarët të cilët ndihen të pasigurt.