
Kryeministri Edi Rama do të tregojë nëse e ka takuar ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin me burg. I ftuar në “Opinion”, Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse e kishte takuar Tahirin, por nuk u la të jepte një përgjigje. Moderatori tha se përgjigjen do t’ia merrte pas publiciteti, ndërsa në sfond dëgjohej që Rama lutej të mos i zbulonin sekretet.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Ke takuar Tahirin në burg? Pas pak, në studio, rikthehemi pas publicitetit.
Edi Rama: Aman mo burrë, mos na i nxirr këto sekrete.
Edi Rama: Nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri nga studioja më…po themi…megjithatë…
Blendi Fevziu: Nuk do të ishte një gjest negativ
Edi Rama: S’kam asnjë arsye të vizitoj asnjë të burgosur dhe nuk dua të vazhdoj këtë koment….