Gazetari Artan Hoxha, ka qenc i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua për dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg, të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Hoxha tha se dosja e Tahirit ishte “copë, copë” dhe se ai u godit edhe nga brenda mazhorancës. Sipas gazetarit, katër ministra të qeverisë, kanë qenë të shqetësuar se Tahiri i përgjonte kur ishte ministër.
Hoxha tha se Tahiri i’u dorëzua “në tavë” amerikanëve, të cilët ndiqnin çdo seancë gjyqësore dhe se u bë kokë turku, jo vetëm për të kënaqur politikisht kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm të tij, por edhe për të trumpetuar si sukses reformën në drejtësi.
“Kush ishte i interesuar? Ishin të paktën katër ministra të qeverisë, shumë të shqetësuar dhe ankoheshin te kryeministrit, që ai na përgjon, na survejon. Përveç Metës që ishte i deklaruar kundër Tahirit. Opozita e kishte vënë në kryq, sulmohej më shumë se Rama vetë.
Ministrat ishin të bindur që ai i përgjonte. Mban mend historine me IMS Catcher? Arriti puna që Saimirit vetë i çuan një përgjues te ajo që grinte letrat në zyrë.
Kur filloi rënia e Tahirit, nuk u bë menjëherë, por e çmontuan derisa e lanë në atë ditë që avokati këtu i tha, Visi çoji dy paketa te vendi.
Nga 2017 deri në shkurt 2022, Saimirin e çmontuan, e lanë pa mbrojtje.
Përveç kësaj historie, ja çuan në tavë amerikanëve, për të mbyllur të gjithë atë histori dhe jo më kot në çdo seancë, ambasada amerikane nuk ka munguar në asnjë seancë. Gjyqtari po të shikonte ata dy amerikanë qe vinin, i ulej qepeni atij. A e di ti që nuk po gjenin dot gjyqtar për ta dënuar? Morën këta në Vlorë, sepse nuk janë të gjyaktës speciale.
Ne jemi në fazën, Saimir Tahiri, është vetëm dhe ka bërë këto, apo dikush sipër Tahirit, vetë Rama, që nuk mund të fshihet të flasë për Ukrainën, a thua se Tahiri nuk ishte njeriu kryesor i mandatit të parë dhe që ndihmoi në fitimin e mandatit të dytë.
Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërrët qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë, sesa të merremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit”, tha Hoxha.