Dy këngëtarët e suksesshëm Majk dhe Bardhyl Idrizi pas suksesve me projektet e tyre të fundit muzikore kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim, i cili edhe pse i pari mes tyre pritet të ketë sukses.
Këtë gjë ata e kanë konfirmuar me anë të një video në Insta Story, por ky bashkëpunim i tyre nuk është surpriza e vetme pasi pjesë e këtij videoklipi do të jetë një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, bëhet fjalë për Kejvina Kthellën.
Në videot që të dy artistët kanë postuar shihet modelja e cila duket tepër sensuale e veshur me një fustan të bardhë, duke kërcyer në ritmet e këngës së tyre të re të cilës nuk e kanë zbuluar akoma se kur do të publikohet, por siç duket nga kërcimi i modeles me siguri bëhet fjalë për një këngë ritmike e cila do të jetë një super hit.
Nga ana tjetër Kejvina ka postuar në profilin e saj të Instagramit pjesë të këtij videoklipi ku shfaqet në natyrë në një krevat të mbushur plot lule, e veshur me të brendshme të bardha. Mbishkrimi në këto foto ka qënë “Pak dashni ama ama…nuk e dimë akoma nëqoftëse ky është titulli apo një citim nga teksti i këngës së re.