Kejvina Kthella është banorja më e re në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Ish-velina e “Xing me Ermalin” dhe modelja shumë e komentuar në media, u shpreh se tipari i karakterit që i pëlqen më shumë te vetja është guximi ndërsa defekti që ka është se i beson shumë njerëzve.

Kejvina i mahniti të gjithë me pamjen e saj, e veshur me një fustan të zi, por papritur teksa po hynte rrëshkiti.

“Për syrin e keq”, i tha Arbana.