Kandidati i PD-së për primaret e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar pak momente më parë në selinë e PD-së.

Ai është shprehur se beteja e demokratëve është 14 maji dhe ka ardhur koha ta kthejmë vëmendjen te pushteti lokal

“Është një ditë e mirë për të gjithë shqiptarët sot. Procesi i primarëve është një risi jo vetëm për PD-në, por për politikën shqiptare.

Sot demokratët, anëtarët dhe simpatizantët kanë marrë fuqi më shumë se kurrë për të vendosur kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale.

Unë u uroj të gjithë kandidatëve sukses.

Beteja jonë e përbashkët e të gjithë demokratëve është 14 maji, datë në të cilën çdo qytetar shqiptar duhet të votojë kundër një regjimi.

Këto katër vitet e fundit kemi humbur çdo kontakt me qytetin në pushtetin lokal. Ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te qytetarët,” tha ai.