Luçiano Boçi është kandidat i vetëm për procesin e primareve në Bashkinë e Elbasanit. Ai është shprehur se dhe kur garon i vetën, sërish vota ka vlerë dhe peshë.

“Procesi vazhdon normalisht. Një pjesë e madhe e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD kanë ardhur për të shprehur vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kandidatin.

Unë sot jam kandidat i vetëm, por edhe në rastin kur je kandidat i vetëm, vota ka vlerën e saj, sigurisht dhe anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet.

Jam i bindur se sanksionimi i votës së anëtarëve do të sanksionojë edhe fuqinë e anëtarësisë, që të jenë ata të zgjedhin drejtuesit në nivele të ndryshme,” tha Boçi.

Ai ka refuzuar të komentojë dorëheqjen e disa prej kandidatëve nga primaret.