Ish-kryebashkiakja e LSI në Përrenjas Miranda Rira ka shpërthyer ndaj aktores Monika Lubonja, konkurrente në “Big Brother VIP”, për deklaratat e saj mbi Përrenjasin.

 E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”, do të shprehej Lubonja, duke nxitur një stuhi komentesh kritikuese në rrjetet sociale.

Rira thotë se Lubonja ha e pi qyl ndërkohë që paguhet si këshilltare e bashkisë së Tiranës nga taksat e qytetarëve. Ndërkohë që ish-kryebashkiakja e konsideron Lubonjën si prapanike me mentalitet të babaqemos duke shtuar se ajo fyen një zonë të tërë duke thënë se nuk është nga Përrenjasi.

POSTIMI I ISH-KRYEBASHKIAKES

Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! .

Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!

Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty!

Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.

Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!

Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!