Greta Koçi ka marrë mesazhe të shumta për veshjen e saj në koncertin e fundit. Disa prej mesazheve këngëtarja i ka publikuar në Instastory dhe duket se është në të njëjtin mendim me fansat e saj, të cilët janë habitur që ajo ka dalë në skenë me xhinse e bluze ndërsa këngëtaret e tjera dalin të zhveshura.
“Veshja shumë mirë se kohët e fundit s’po dihet a shkojnë të dëgjojnë muzikë të mirë apo të shohin këngëtare të zhveshura deri në maksimum duke bërë twerk”, i shkruan një ndjekëse Gretës kurse këngëtarja e falenderon.
“Akoma s’kam parë një këngëtare që shkon kaq e thjeshtë në koncertin e saj po lyhen e stërlyhen gati lakuriq. Shumë respekte, më habite shumë”, i shkruan një tjetër Gretës.
“Kam qindra mesazhe të tilla sot”, tregon Greta.