Kryeministri Edi Rama ka folur për rëndësinë që ka në këto momente që Kosova të ulet në tavolinën e bisedimeve për “Ballkanin e Hapur”.

Në një deklaratë për mediat në krah të homologut spanjoll Pedro Sanches, Rama bëri thirrje për të zgjedhur rrugën e paqes.

Pyetje: Ngjarje të djeshme a dëshmuan se Kosova është në të drejtë për të mos u ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur?

“E kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie sic e thashë, ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin në shtetin e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel nuk është një e drejtë vetëm por detyrë e Kosovës. Unë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Ashtu sikundër e përgëzoj Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, këto nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë është e gabuar. Këto tregojnë se përse ne kemi nevojë për këto. Kjo tregon se përse Kosova duhet të vijë të ulet në Ballkanin e Hapur, kur puna vjen për thikë ka 2 rrugë: Njëra është kthimi pas për luftë dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes. Unë jam me pjesën që të bëjmë paqe na duhet të punojmë shumë për paqen dhe me këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh. Fëmijëve tanë kemi detyrim ti lëmë një hapësirë paqe dhe jo një hapësirë me bomba që shpërthejnë”, tha fillimisht Rama.

Marrëdhënia miqësore me Vcucic nuk më bën që të ndalem për ato gjëra që nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta që ta lexojë ashtu sic e lexon marrëdhëniet e Kosovës, por kjo nuk e pengon Spanjën të thotë ne jemi pro për liberalizimin e vizave për Kosovën”, përfundoi Rama.