
Ed Sheeran ka publikuar këngën e re.
Këngëtari 31 vjeçar u bashkua me Lil Baby për këngën me titull “2step”.
Në një deklaratë për shtyp, Ed zbuloi se videoklipin e kësaj kënge e ka xhiruar në Kiev të Ukrainës para pushtimit rus.
“Kam xhiruar klipin në qytetin e Kievit, para se të fillonte lufta. Ishte hera e parë që e vizitova këtë vend dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje. Ukraina është një vend krenar dhe jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të filmojë videon atje. Unë jam me Ukrainën”, tha ai.