Këngëtari i njohur, G-Bani, u rikthye në ekran pas shumë vitesh mungesë. Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ku foli për karrierën dhe jetën e tij.
Ditën e sotme, ai ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka pësuar një aksident. Nga pamjet e ndara me ndjekësit, ai shfaqet me një këmbë dhe një dorë në allçi.
G-Bani tregon se ka bërë aksident, por pa dhënë shumë detaje të tjera. Nëpërmjet postimeve , ai ka dashur vetëm që të falënderojë të gjithë ata që i kanë shkruar, për ta pyetur se si është.
“Ju lutem mos ma merrni për keq apo për ters se nuk po e bëj kastile për Zotin, por janë shumë dhe po shkruaj me një dorë për t’u përgjigjur. As bateri nuk kam në telefon. Kam pësuar një aksident. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe respektin, e gjërat e mia. Se e ndjej kur dikush sillet mirë, duket, kuptohet.
Njerëz që nuk më kanë takuar asnjëherë “Banush si je, ça bëre”, sikur më kanë vëlla nga nëna e baba. Dashuri e një respekt nga të gjitha moshat. Nuk di çfarë të them , shumë faleminderit”, shprehet këngëtari.